Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në Gjilan, lajmet për testet negative në këto dy netë po na dërgojnë drejtë “fitores” ndaj Covid-19, siç thotë ai falë masave të aplikuara, bashkëpunimit me qytetarët dhe donatorëve.
“Deri sonte kemi ndihmuar me afro 4000 paku ushqimore, higjienike e sanitare, barna e ilaҫe për njerëzit në nevojë, duke iu falënderuar donatorëve nga Gjilani e Kosova, sikurse edhe bashkatdhetarëve tanë, kudo që janë”, ka shkruar Haziri në facebook, shkruan arbresh.info.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, ndërsa ka publikuar një tabelë me statistikat nga qyteti i Gjilanit lidhur me koronavirusin.
Postimi i plotë:
#Dita54. Në Gjilan, lajmet për testet negative këto dy netë po na dërgojnë drejtë “fitores” ndaj #Covid19, fal masave të aplikuara, bashkpëunimit me qytetarët dhe donatorët.
Deri sonte kemi ndihmuar me afro 4000 paku ushqimore, higjienike e sanitare, barna e ilaҫe për njerëzit në nevojë, duke iu falënderuar donatorëve nga Gjilani e Kosova, sikurse edhe bashkatdhetarëve tanë, kudo që janë.
Falëmnderit deri në gjunjëzim për shpirtin e madh që ndihmuat sofrat tona, maxhet tona, na lehtësuat dhimbjet e sheruat sëmundjet.
Ende nuk ka kaluar. Duhet të vazhdojmë me masat e reja. Më shumë punë, prodhim e blerje, por respektojeni kohën dhe mos dilni pa arsye. Vazhdoni t’i respektoni masat. Kujdesu për veten, familjen e lagjen tuaj!
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...