Google ADS

PSG i do tre yjet që luajnë në Seria A

22:13 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo dëshiron të transferojë tre mesfushorët që janë duke shkëlqyer në Seria A.

Bëhet fjalë për Ismael Bennacer, Sergej Milinkovic-Savic dhe Lorenzo Pellegrini, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Le10 Sport, fokusimi i gjigantit francez është të ylli i Milan, Bennacer, për të cilin Milan nuk do dëgjojë oferta nën vlerën 30 milionë euro.

Mesfushori i Lazio-s gjithashtu ndodhet në listë, por transferimi i këtij të fundit është i vështirë sepse kërkohet nga Manchester United dhe Real Madrid, ndërsa kushton 100 milionë euro.

Kurse për Pellegrinin, vlera që kërkon Roma nuk dihet, por klauzola e lirimit është 30 milionë euro.

Thuhet se PSG i do tre mesfushorët dhe gjatë verës do bëjë gjithçka për t’i transferuar se paku dy nga ta./arbresh.info.

Të ngjashme