Ish-këshilltari i Kurtit akuzon Konjufcën: Nxiti sulmet ndaj meje

22:13 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se fushata, siç e quan ai linçuese, pas intervistës së dhënë që pasoi me shkarkimin e tij, nuk kishte të bënte me qëndrimet e tij, por me momentet politike në të cilat po kalonte vendi.

“Fushata e egër është bërë kundër Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kësaj fushate i është bashkuar edhe ministri Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ai [Konjufca] ka bërë që debati të shpërthej kështu si ka shpërthyer duke u shërbyer kundërshtarëve të Kryeministri Kurti”, është shprehur Gashi në Rubikon.

Deklarata e bërë nga Konjufca, sipas Gashit, do të duhej të ishin më të matura.

“Nuk mund të deklarohesh ashtu pa e parë intervistën e plotë duke u bazuar në montazhë. Ishte kundër këshilltarit politik të Kryeministrit Kurti – që më njeh qe një çerek shekulli. Është dashur të jetë më i matur sikur shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që kur iu lëshuan këto inserte që tha se “janë montim, janë disa inserte”. Ai tha se nuk ka nevojë të mbrohet UCK nga Shkëlzen Gashi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme