Shërohet pacientja e fundit me koronavirus në Vushtrri

22:07 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka deklaruar se në këtë komunë sot është shëruar edhe pacientja e fundit nga koronavirusi.

Tahiri ndër të tjera ka thënë se Vushtrria ka fituar betejën me Covid-19.

“Ne kemi arritur që të përmbyllim me sukses në vetëm 41 ditë përballien tonë kolektive me Coronavirus: bilanci 24 të infektuar, 23 të shëruar, qindra familje e qytetarë në vetizolim, mijëra njerëz të mbetur pa punë e shumë biznese të dëmtuara rëndë. Por, në betejën me këtë armik të padukshëm ne kemi humbur një nënloke. Sonte dua edhe njëherë të falënderoj stafin shëndetësor të QKMF-së dhe Spitalit Sheikh Zayed, heronjtë e kësaj beteje”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Vushtrria ka fituar betejën me Coronavirus, pacientja e fundit sonte është shëruar.

Uroj e i lutem të madhit Zot që në qytetin tonë kurrë më të mos kemi të qytetarë të infektuar, familje e fshatra të vet izoluara në karantinë.

Nga data 24 mars 2020, kur kishim rastin e parë në Vushtrri me Covid 19, deri më sot 5 maj 2020, kur kemi pacienten e fundit të shëruar, ne kemi arritur që të përmbyllim me sukses në vetëm 41 ditë përballjen tonë kolektive me Coronavirus: bilanci 24 të infektuar, 23 të shëruar, qindra familje e qytetarë në vetizolim, mijëra njerëz të mbetur pa punë e shumë biznese të dëmtuara rëndë.

Por, në betejën me këtë armik të padukshëm ne kemi humbur një nënloke.

Sonte dua edhe njëherë të falënderoj stafin shëndetësor të QKMF-së dhe Spitalit Sheikh Zayed, heronjtë e kësaj beteje. Pastaj, Policinë e Kosovës, profesionalizmi i tyre ka qenë vendimtar. Inspektorët komunal të cilët kanë punuar 24/7h, punëtorët e pastrimit, punëtorët e marketeve, furrave e barnatoreve që na shërbyen kur të gjithë ishim mbyllur.

Dua të falënderoj Shtabin Emergjent Komunal për punën e madhe 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, Bashkësinë Islame, Kryqin e Kuq, vullnetarët dhe donatorët që tërë kohën në organizim të Shtabit Emergjent, ndihmuan njerzit në nevojë.

Mbi të gjitha, dua t’ju falënderoj juve qytetarë të dashur për vetëdijen e lartë qytetare, kjo ka qenë një betejë që e kemi fituar bashkë.

POR kjo mund të jetë një fitore e përkohshme nëse nuk jemi të vemendshëm, prandaj ju ftoj ti përmbaheni këshillave të institucioneve të Republikës.

Tani është koha për rimëkëmbje ekonomike.

Ju jam mirënjohës përjetë që bashkë fituam këtë betejë.

I juaji

#XhaferTahiri

Sot janë konfirmuar 87 persona të shëruar nga koronavirusi në Kosovë dhe vetëm një ka rezultuar pozitiv prej 220 mostrave të testuara. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme