Bashkimi Evropian (BE) kërkon hetim në mënyrë të “pavarur dhe të detajuar” të shfaqjes dhe mësimeve që do të nxirren nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Zëdhënësja për marrëdhëniet me jashtë dhe politikën e sigurisë të BE-së, Virginie Battu-Henriksson në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se zyrtarët e Unionit dhe vendet anëtare do të mbështesin një projektligj lidhur me COVID-19 në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë e cila do të zhvillohet më 18 maj.
“Projektligji synon rishikim e hapave të ndërmarrë në luftën kundër COVID-19 në përmasa globale si dhe nxjerrjen e mësimeve”, deklaroi Battu-Henriksson e cila shtoi se “Projektligji derisa thekson rëndësinë e një reagimi të koordinuar dhe gjithëpërfshirës në praninë e OKB-së nxjerr në pah edhe solidarizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”.
“Negociatat lidhur me projektligjin vazhdojnë. Në të njëjtën kohë projektligji mbështet rishikimin në mënyrë të pavarur të mësimeve që do të nxirren nga lufta ndërkombëtare”, theksoi Battu-Henriksson.
Ndërsa hetimi në mënyrë të detajuar për shfaqjen e virusit, do të sigurojë që zyrtarët të marrin “vendime të bazuara në informacion”, tha Battu-Henriksson duke shtuar se edhe hulumtimet shkencore do të sigurojnë kontribut në parandalim e një krize të ngjashme shëndetësore në të ardhmen.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, në një intervistë për një gazetë franceze ka vënë theksin se projektligji në fjalë do të sigurojë mundësi për të kuptuar më mirë se në çfarë kushtesh u krijua pandemia.
“Për mendimin tim duhet të hetojmë se çfarë ka ndodhur, në mënyrë të pavarur nga spiralja e akuzave që ashpërsojnë konkurrencën mes Kinës dhe SHBA-së”, tha Borrell.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...