Google ADS

60 të shëruar nga Malisheva

21:29 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe dy pacient nga Komuna e Malishevës, janë shëruar, duke e quar numrin e të shëruarve në 60 persona.

Në ditët në vijim, pritet që edhe pacientët tjerë të shërohen, pasi janë në proces e sipër të shërimit dhe Malishevës çdo ditë e më tepër po i vijnë lajme të mira, sa i përket situatës me COVID-19.

Shërimi i dy pacientëve nga Malisheva, është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pas këtij lajmi, në emër të Shtabit Emergjent në Malishevë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar dy të shëruarit, si dhe pacientëve në pritje për shërim, ju ka dëshiruar shërim të shpejt.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga 76 të prekur, 60 janë shëruar, në shërim e sipër janë edhe 15 persona, ndërsa një person ka pësuar me fatalitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme