Presidenti amerikan Donald Trump tha se Uashingtoni zyrtar “nuk ka asnjë lidhje” me bastisjet bregdetare në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komentet e bëra nga Trump para se të nisej për në shtetin e Arizonës në fakt janë mohim i pretendimeve të bëra nga presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro për ndërhyrje amerikane.
“Sapo mora informacion për këtë. Nuk ka asnjë lidhje me qeverinë tonë”, tha ai duke iu përgjigjur një pyetjeje.
“Do ta zbulojmë. Sapo dëgjuam për këtë. Çfarëdo qoftë është, do t’ju informojmë. Por kjo nuk ka asnjë lidhje me qeverinë tonë”, shtoi ai.
Vërejtjet erdhën disa orë pasi Maduro tha se SHBA dhe Kolumbia janë përgjegjëse për sulmet, duke akuzuar dy “mercenarë” amerikanë, të cilët janë në mesin e 13 sulmuesve të arrestuar.
Kolumbia nuk ka komentuar bastisjen.
“Në këtë grup ishin anëtarët e ekipit të sigurisë të Donald Trump: Airan Berry, një mercenar profesionist i SHBA-së dhe Luke Denman. Ata tashmë janë duke dhënë deklarata”, tha Maduro.
Ai iu referua një raportimi nga Associated Press për ish pjesëtarin e forcave speciale amerikane të njohura si “Beretat e Gjelbërta”, Jordan Goudreau, në të cilin ai detajon një operacion për të rrëzuar qeverinë e Maduros.
Goudreau, i cili është pronar i kompanisë private të sigurisë “SilverCorp USA”, mori përgjegjësinë për sulmet dhe i tha agjencisë së lajmeve se po punonte me dy shtetas amerikanë në Operacionin Gideon që u nis të dielën për të “çliruar” Venezuelën dhe për të kapur Maduron.
Ai gjithashtu pranoi se ka nënshkruar kontratë për të rrëzuar Maduron me Juan Guaidon, liderin opozitar të Venezuelës të mbështetur nga SHBA-ve. Guaido mohoi këto akuza.
Tensionet mes Venezuelas dhe SHBA-së
Lidhjet diplomatike mes dy shteteve u përkeqësuan vitin e kaluar për shkak të tensionit të shtuar politik në luftën për pushtet midis Maduros dhe Guaidos.
Venezuela ka qenë nën sanksione të fuqishme ekonomike dhe diplomatike nga SHBA-të për më shumë se një vit pasi Uashingtoni zyrtar njeh Guaidon si sundimtar legjitim të shtetit në vend të presidentit të zgjedhur Maduro.
SHBA akuzoi Maduron dhe disa ndihmës kryesorë me pretendime për narkoterrorizëm.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, më herët tha se “përpjekja shumëpalëshe për të rivendosur demokracinë në Venezuelë po vazhdon të zhvillohet me vrull” dhe ai “azhurnoi planet për të rihapur Ambasadën e SHBA-së në Karakas”.
Ambasada, e cila u mbyll në vitin 2019, do të rihapet përsëri në Karakas sapo Maduro “të largohet” nën planin për një “tranzicion demokratik”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...