Shkëlzen Gashi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se e sakrifikoi kur vendosi ta shkarkoj nga detyra e këshilltarit politik.
Gashi thotë se Kurti u ndikua që të marrë një vendim të tillë.
“Unë e kuptoj për presionin që e ka pas mirëpo nuk e arsyetoj”, thotë Gashi.
“Mendoj se është dashtë me u sqaruar komplet intervista …sepse aty nuk ka asgjë të pa vërtetë”, tha Gashi.
“Edhe sikur çoi një mesazh te bashkëpunëtorët e tanishëm edhe bashkëpunëtorët e ardhshëm që në rast të sulmeve ose linçimeve publike prej turmave injorante të partive politike kundërshtare mundet edhe me i sakrifiku siç po thoni ju”, tha Gashi në Rubikon.
Edhe pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas presionit publik shkarkoi Shkëlzen Gashin, ai po kritikohet për shkak se akoma nuk është distancuar nga gjuha e ish-këshilltarit për ‘krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj 1 mijë civilëve serbë’.
Përkundrazi Kurti ka theksuar se Gashin ‘e çmon për mendimin kritik’.
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...