Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas përgjigjes që Komisioni i Venecias i ka kthyer kryeministrit në detyrë të vendit, Albin Kurti.
Qeveria në detyrë ka njoftuar se se Komisioni ka vendosur të mos e trajtojë kërkesën e Kurtit, duke vlerësuar që do të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatarit.
Behramaj ka thënë se Kurti po i ngatërron edhe hapat në shkallët juridike.
“Edhe i shkarkuar nga Kuvendi. Edhe i shkallmuar nga të gjithë partnerët e tij. Edhe po i ngatërron hapat në shkallët juridike”, ka shkruar Behramaj në Facebook.
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë