Google ADS

Kylian Mbappe afër rinovimit të kontratës, por ka një kusht

19:20 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën, vetëm nëse i lejohet që në të ardhmen të kalojë te Real Madrid.

21-vjeçarit i janë ofruar 600 mijë euro në javë që të mbetet në Francë, pasi kontrata momentale i skadon në verë të vitit 2022, transmeton portali arbresh.info.

PSG ka frikën që nëse nis negociatat Real Madrid do e transferojë gjatë verës, andaj gjiganti francez do ta mbajë lojtarin deri në vitin 2022, pastaj ta lejojë të largohet si lojtar i lirë.

Sipas AS, Mbappe ka thënë se do të nënshkruajë kontratë të re vetëm nëse lejohet që Real Madrid ta blejë për një çmim të caktuar.

Thuhet se ky çmim është 194 milionë euro, vlerë të cilën “Los Blancos” do e paguajnë në verën e vitit të ardhshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme