Google ADS

Patric: Lazio nuk do pranojë që Seria A të anulohet

19:06 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Lazio-s, Patric insiston se lojtarët nuk do praojnë që Seria A të përfundojë si Ligue 1.

Ligue 1 javën e kaluar konfirmoi se sezoni ka përfunduar dhe kjo gjë mund t’i ndodh edhe Seria A, pavarësisht që klubet gjatë kësaj jave do i rikthehen stërvitjeve.

Patric beson se ky sezon ka qenë historik për Lazio-n, andaj nuk pranojnë që kampionati italian të anulohet.

“Nuk do ta pranojmë. Është moment historik për Lazio, jemi duke kaluar sezon fantastik”.

“Gara për titull është shumë e ngushtë dhe na kanë mbetur edhe 12 ndeshje”, tha ai.

Lazio renditët në pozitën e dytë me 62 pikë, vetëm një pikë larg liderit Juventus, por nëse sezoni ndërpritet, “Zonja e Vjetër” do shpallet kampion për sezonin 2019/./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme