Avokati ironizon me Kurtin: E paskan kapë edhe Komisionin e Venedikut

18:49 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Avokati, Dastid Pallaska ka komentuar përgjigjen e Komisionit të Venedikut, pasi kryeministri Albin Kurti i dërgoi kërkesë për opinion në lidhje me kompetencat e Presidentit për propozimin e mandatarit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pallaska ka ironizuar me “Qeverinë Kurti” duke thënë se edhe Komisioni i Venedikut është ‘kapur’.

“E paskan “kapë” edhe Komisionin e Vendikut … … të qeshurat nga kërkesa e Kryeministrit në ikje për me u përzi në punën e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Pallaska.

Sot, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.

Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese.

Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar.

Ne e mirëpresim sugjerimin e Komisionit për të respektuar e pritur shqyrtimin e kërkesës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme