Këshilltari i kryetari të PDK-së, njëherazi ekspert në marrëdhënie ndërkombëtare e ka quajtur amatoreske vendimin e qeverisë së shkarkuar Kurti për ta çuar në Komisionin e Venecias, çështjen e dekretit të presidentit për mandatarin.
Sipas tij ky veprim është një gafë që e turpëron Kosovën në sytë e komunitetit ndërkombëtar pasi shkon ndesh me praktikat e këtij institucioni ndërkombëtar. Sipas Nurellarit, kryeministri në ikje e bëri këtë veprim për të shantazhuar Gjykatën Kushtetuese duke u përpjekur që ata involvonte Komisionin e Venecias si avokate të saj.
Mirëpo, shpjegon Nurellari, opinionet e Komisionit të Venecias janë rekomanduese e nuk kanë efekt detyrues sepse Gjykata Kushtetuese është “institucioni ekskluziv dhe përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës”. Sipas tij, zakonisht është Gjykata Kushtetuse ajo që mund të kërkojë një këshillë miqësore apo opinion konsultativ prej Komisionit të Venecias e jo qeveria që në këtë rast është palë në kontest. Nurellari gjithashtu shton se nuk ka gjasa që Komisioni i Venecias të pranonte “një çështje që është tashmë në process të shqyrtimit prej Gjykatës Kushtetuese të një vendi pa kërkesën e kësaj gjykate”.
Teksti i plotë i postimit të Nurellarit në facebook është si më poshtë:
.
Ashtu sikurse edhe pritej, Komisioni i Venecias refuzoi që të trajtonte çështjen e mandatarit të dërguar prej qeverisë së shkarkuar të Kurtit. Kjo qeveri e shkarkuar me këtë veprim amatoresk që nuk shkon përshtat me praktikat e njohura të Komisionit të Venecias, e ka turpëruar shtetin e Kosovës.
Çuarja e çështjes në Komisionin e Venecias, ishte vazhdim i fushatës së qeverisë së shkarkuar, për t’i bërë presion Gjykatës Kushtetuese. Pas dërgimit të letrës kërcënuese, ky veprim ishte shantazhi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje e cila edhe në të kaluarën e ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese me aksione të ulta si ndotja me ujëra të zeza apo kortezhi i funeralit.
Po ashtu kryeministri në ikje, në mënyrë qesharake e të papërgjegjshme, mendon se mund ta involvonte si avokatin e saj Komisionin e Venedikut kundër institucionëve dhe aktorëve të tjerë në Kosovë.
Vlen të sqarohet se opinionet e Komisionit të Venecias kanë vetëm efekt rekomandues ndaj institucioneve të një shteti anëtar. Ato kurrësesi nuk mund të zëvendësojnë verdiktin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili është institucioni ekskluziv dhe përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës.
Për sa i përket çështjeve kushtetuese, po ashtu duhet theksuar se Gjykata Kushtetuse e jo qeveria, është autoriteti i vetëm që mund të kërkojë një këshillë miqësore apo opinion konsultativ ( amicus curiae) prej Komisionit të Venecias. Kjo gjë dëshmohet edhe nga praktika e konsoliduara të Komisionit të Venecias, i cili opinionet konsultative i ka dhënë me kërkesën e gjykatës dhe jo të palëve qe janë pjesë e proceseve gjyqësore.
Po ashtu, është absurde nga kjo qeveri e paaftë që të pritet nga Komisioni i Venecias që të trajtojë e të japi rekomandime për një çështje që është tashmë në process të shqyrtimit prej Gjykatës Kushtetuese të një vendi pa kërkesën e kësaj gjykate. Anëtarët e Komisionit të Venecias nuk mund të paragjykojnë vendimin që do të dali për një çështje të caktuar që është në proces e sipër gjykimi, dhe nuk mund të përcaktojnë praktikat kushtetuese pasi një gjë e tillë është ekskluzivitet i shteteve dhe pjesë e ushtrimit të sovranitetit të tyre. Prandaj edhe refuzuan ta marrin këtë çështje tërësish në konsideratë duke e refuzuar me përçmim kërkesën e qeverisë së shkarkuar të Kurit.
Për më tepër, është e turpshme që Vetëvendosje është duke u përpjekur që të nëpërkëmbë institucionet e pavarura shtetërore tonat duke iu drejtuar një institucioni ndërkombëtar këshillues.
Kujtojmë këtu që bëhet fjalë për hipokrizi të pastër të partisë që e ka ngritur karrierën e saj duke sulmuar partnerët më të ngushtë ndërkombëtar, duke i akuzuar aleatët për neokolonializëm e neoimperializëm si dhe duke i quajtur rivalët e vetë politikë inferiorë ndaj të huajve. Pra duke e çuar çështjen në Komision të Venecias, Vetëvendosja në fakt tregonte edhe shpërfillje ndaj institucioneve të Kosovës.
Prandaj duhet të ritheksohet se të gjithë aktorët politikë duhet të heshtin kur flet drejtësia dhe se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë finale, të padiskutueshme, të pakontestueshme e të obligueshme për të gjithë.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...