Google ADS

Courtois: Barcelona nuk e meriton titullin, kemi dëshmuar se jemi më të mirë

18:23 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois ka thënë se Barcelona nuk e meriton titullin këtë sezon, ngase “Los Blancos” kanë dëshmuar se janë më të mirë.

Shkaku i pandemisë së koronavirusit nuk dihet nëse do vazhdojë sezoni, por nëse ndërpritet, atëherë Barcelona do shpallet kampion, transmeton portali arbresh.info.

Por, belgu nuk është i këtij mendimi ngase Real Madrid gjatë këtij sezoni ka mposhtur Barcelonën në njërën ndeshje, ndërsa në “Camp Nou” kanë barazuar.

“Nëse vendosin ta ndalojnë garën dhe Barcelona të shpallet kampion, nuk do jetë e drejtë”.

“Barazuan një herë kundër ne dhe humbën një herë, pra kemi dëshmuar se jemi skuadër më e mirë”, tha Courtois.

Barcelona prinë La Liga-n me 58 pikë, dy më shumë se rivali Real Madrid./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme