Manchester United do t’i rivalizojë skuadrat e mëdha për transferimin e sulmuesit të Napoli-t, Hirving Lozano.
Meksikani i kushtoi 40 milionë euro “Napolitanëve”, në vitin e kaluar, por paraqitjat jo të mira kanë bërë që të mos jetë i dashur në “San Paolo”, transmeton portali arbresh.info.
Lozano në fillim nën urdhrat e Carlo Ancelotti-t nisi të përshtatet, mirëpo me shkarkimin e teknikut italian çdo gjë ka ndryshuar.
Sipas Corriere dello Sport, Ole Gunnar Solskjaer beson se meksikani mund të shkëlqejë në “Old Trafford” dhe dëshirën e tij ia ka treguar “Djajve të Kuq”.
Arsenal, Tottenham dhe Everton kanë kontaktuar gjigantin italian për Lozano, por ende asnjëri nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë