Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus të ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 155.370, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi, bëri të ditur se në 24 orët e fundit edhe 10.102 persona janë infektuar me COVID-19, me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 155.370.
Me këtë Rusia arriti Gjermaninë e cila deri më tani ka mbi 165.000 të infektuar.
Numri i të vdekurve arriti në 1.451 me një rritje prej 95 personash, ndërsa me 1.770 persona numri i të shëruarve arriti në 19.865.
– Numri i rasteve në Moskë tejkaloi 80.000
Shpërthimi më së shumti u ndje në kryeqytetin Moskë, me një rritje prej 5.714 duke arritur në 80.115.
Sipas njoftimit të Shërbimit të Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi, rreth 222.510 persona mbahen nën vëzhgim, numër i cili deri më tani ka arritur në 806.709.
Në njoftim bëhet e ditur se janë bërë mbi 4 milionë e 460.000 teste.
– Rastet e para u konfirmuan më 31 janar
Rasti i parë i COVID-19 në Rusi u vërejt me 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë.
Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim COVID-19 u regjistrua me humbjen e jetës së një gruaje të moshës 79 vjeçare në Moskë.
Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në “situatën e përgatitjes së lartë”.
Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua ndalesa e daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, qendrat e argëtimit, shëndetit dhe sportit, restorantet, baret, muzetë, kinematë dhe teatrot.
Gjithashtu në kuadrin e luftës kundër pandemisë, në Rusi u anuluan edhe ceremonitë dhe aktivitetet për 9 majin, Festën e Fitores, si dhe lejet administrative që filluan më 30 mars për punonjësit u zgjatën deri më 11 maj.
Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, zëvendësi i tij, Dmitriy Volkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët Duma të parlamentit rus.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?