Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti video-konferencë takim me Drejtorin për Zgjerim pranë Komisionit Evropian (DGNEAR), Kristijan Danielson.
Fokusi i bisedës u vendos në përmbajtjen e kornizës Negociuese, si dhe në përmbajtjen e Raportit të ardhshëm të Komisionit për progresin e vendit, si dhe për bashkëpunimin mes Unionit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me pandeminë dhe pasojave të saja.
“Paraqet sukses të madh si për Unionin ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, të sigurohet konsensus për fillimin e negociatave në periudhën më të fuqishme të krizës lidhur me pandeminë. Më lejoni në emër të Qeverisë të shpreh mirënjohje deri tek administrata e Drejtorisë suaj, po ashtu edhe deri tek ju, për këmbënguljen dhe angazhimin tuaj personal në këtë drejtim”, theksoi Osmani në fillim të bisedës, duke shprehur kënaqësi edhe nga bashkëpunimi i realizuar me Unionin në ballafaqimin me Pandeminë dhe kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha aktivitetet dhe politikat e Unionit për këtë qëllim.
“Presim Komisioni të del me kornizë negociuese në fillim të muajit të ardhshëm, që, së bashku me Raportin, do të paraqesin pasqyrë objektive dhe meritore të gjendjeve në vend, si dhe për nevojat të vendit për realizimin e progresit thelbësor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” , theksoi Osmani duke i vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet e vendit për të kontribuar drejt realizimit të këtyre qëllimeve. “Ambicia jonë është ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare dhe ta fillojmë skriningun bilateral, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut me kapacitet të plotë do t’i përkushtohet negociatave me Unionin” theksoi Osmani./portalb
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”