Ahmeti: Pas pandemisë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave

16:32 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se kryeqyteti ka shumë dallim kur ka më pak lëvizje të kerreve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas pandemisë, Komuna e Prishtinës do të marrë disa masa për të reduktuar numrin e makinave.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Dallim i madh Prishtina me shumë kerre dhe Prishtina me pak kerre. Pas pandemisë, si komunë do të kemi një varg masash për të reduktuar numrin e makinave prej pagesave për qendër, parkingjeve më të shtrenjta deri te mbyllja e rrugëve të caktuara në vikende, si dhe mbyllja e përhershme e disa rrugëve. Do të investojmë edhe më shumë në transport publik, ciklizëm dhe gjelbërim.

Ska rrugë tjetër për ne. Jemi qytet shumë i bukur për tu shkatërruar nga kerret. #rriNshpi 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme