“Pashë se si 20 mijë njerëz jetonin në një kamp të mbipopulluar i cili është i planifikuar për 3.000 persona”, tha ministri gjerman për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, Gerd Müller
Ministri gjerman për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, Gerd Müller e ka cilësuar si “turpëruese” situatën në kampet e refugjatëve në Greqi, transmeton arbresh.info.
Në një deklaratë për gazetën “Rheinische Post”, Müller kritikoi situatën në kampet ku refugjatët në Greqi nuk kanë kushte të duhura. Duke bërë të ditur se ka vizituar kampin Moria në Lesbos, ministri Müller tha se “Pashë se si 20.000 njerëz jetonin në një kamp të mbipopulluar i cili është i planifikuar për 3.000 persona”.
“Është një turp që të pranohen situata të tilla në mesin e Evropës”, tha Müller, i cili bëri të ditur se refugjatët në kampe duhet të ndihmohen dhe se ka nevojë për kampe në kushte që i përshtaten dinjitetit njerëzor në standardet e OKB-së.
Pasi rikujtoi se Gjermania ka sjellë në vend 47 fëmijë refugjatë të pashoqëruar nga kampet e Greqisë, Müller tha se “evakuimi i fëmijëve nga atje nuk e zgjidh problemin”.
Gjermania një muaj më parë solli në vend 47 fëmijë refugjatë në kuadër të marrëveshjes për shpërndarjen e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar në Greqi në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Komisioni i BE-së në mars filloi një iniciativë për shpërndarjen në vendet anëtare të 1.600 refugjatëve nga Greqia shumicën e të cilëve e përbëjnë fëmijët e pashoqëruar. /arbresh.info/AA
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...