Shembull nga viti 1918, vala e dytë e gripit spanjoll morri jetën e mijëra njerëzve

13:40 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Nëse kthehemi në nëntor 1918, autoritetet e San Francisko mendonin se kishin mposhtur pandeminë vdekjeprurëse të gripit spanjoll që ishte përhapur në të gjithë globin brenda vetëm disa muajve. Pasi u arrit kulmi i infeksionit, filluan që rastet të ulen shumë dhe të gjithë menduan se e mposhtën.

Mori fund bllokimi zyrtar dhe mijëra njerëz grisën maskat e fytyrës dhe i shkelën ndërsa endeshin nëpër rrugë. Filluan të hapeshin baret dhe teatrot dhe të gjithë injoruan thirrjet e zyrtarëve për të mbajtur sërish maskat në fytyrë, transmeton arbresh.info.

Pastaj shpërtheu një valë tjetër e infeksioneve nga gripi që ishte shumë më vdekjeprurëse sesa ajo që kishte qenë më parë. Ky grip la San Franciskon si vendin me një nga nivelet më të larta të vdekjeve në Sh.B.A deri në pranverën e 1919.

Historia tregon se si pandemitë vdekjeprurëse të sëmundjes kanë një zakon të duken sikur janë zvogëluar apo zhdukur, por pastaj kthehen papritmas me një valët tjetër. Çuditërisht, kjo valë mund të rezultoj shumë më vdekjeprurëse.

Ndërsa autoritetet britanike përpiqen të planifikojnë një hartë për të dalë nga bllokimi i Covid-19, ekspertët e sëmundjes infektive po përpiqen paraprijnë valën e ardhshme të koronavirusit vdekjeprurës. Pothuajse të gjithë pajtohen më faktin që infeksioni është i detyruar të rishfaqet në një valë të dytë.

Javën e kaluar, për shembull, profesori Jonathan Van Tam, zëvendës shefi mjekësor për Anglinë, paralajmëroi në raportin e përditshëm të Qeverisë se virusi do të “kthehet absolutisht”.

Por si do të jetë ajo valë e dytë? Kur do të godasë? Dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëjmë për të zbuluar sa vdekjeprurës mund të jetë?/arbresh.info/

 

Të ngjashme