Google ADS

Spanjë, rritje rekord e papunësisë në muajin prill

13:08 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Rritja prej 8 për qind në 282.891 në shifrat e papunësisë për muajin prill, ka tërhequr vëmendjen se krahasuar me muajin mars kjo është rritja më e lartë e numrit të papunëve të regjistruar si përqindje në historinë e vendit

Ministria spanjolle e Punës dhe Ekonomisë, njoftoi se numri i të papunëve të regjistruar në shërbimet publike u rrit me 8 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe arriti në gjithsej 3.831.203.

Efektet negative të koronavirusit të ri (COVID-19) mbi ekonominë e Spanjës u reflektuan edhe në statistikat zyrtare.

Rritja prej 8 për qind në 282.891 në shifrat e papunësisë për muajin prill, ka tërhequr vëmendjen se krahasuar me muajin mars kjo është rritja më e lartë e numrit të papunëve të regjistruar si përqindje në historinë e vendit.

Është vërejtur që numri i të papunëve në vend është rritur 667.637 (21,1 për qind) në krahasim me një vit më parë dhe arriti në gjithsej 3.831.203.

Njoftohet se numri i përgjithshëm i të papunëve arriti në 5.197.451 nëse shtohen edhe të papunët që u larguan nga puna në kuadrin e rregullores së përkohshme të punësimit e cila njihet në vendi si “ERTE”, të cilën e shpallën shumë kompani në ekonominë e vendit që arriti në nivelin e ndalimit në muajin prill për shkak të COVID-19.

Qeveria e koalicionit të majtë në Spanjë, parashikon zvogëlim prej 9,2 për qind të ekonomisë dhe një rritje të papunësisë deri në 19 për qind deri në fund të vitit 2020 për shkak të COVID-19./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme