Google ADS

Itali, rritet në 29.079 numri i vdekjeve nga COVID-19

12:45 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë konfirmoi se vendi ka kaluar në kulmin e shpërthimit dhe se mbi 4 milionë njerëz u kthyen në punë pas dy muajsh bllokimi të rreptë

Italia ka raportuar 195 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 29.079.

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë konfirmoi se vendi ka kaluar në kulmin e shpërthimit dhe se mbi 4 milionë njerëz u kthyen në punë pas dy muajsh bllokimi të rreptë.

Raporti i rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus po ashtu shënoi rënie krahasuar me ditën paraprake, gjegjësisht u raportuan 199 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 99.980.

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni i Lombardisë, ku vdekjet vazhdojnë të rriten, duke arritur në 14.294, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në vend.

Sipas rregullave të fazës së dytë të lehtësimit të masave, qytetarët italianë do të lejohen të vizitojnë të afërmit dhe të lëvizin lirshëm brenda secilit rajon. Disa biznese strategjike do të rinisin aktivitetet, por nën protokolle të rrepta të sigurisë.

Megjithatë, shkollat, parukierët, palestrat dhe shumë aktivitete të tjera tregtare do të qëndrojnë të mbyllura. Kafenetë dhe restorantet do të ofrojmë vetëm shërbime me porosi dhe të gjitha udhëtimet ndërmjet rajoneve do të ndalohet, përveç për aktivitete të punës, shëndetit apo urgjencave të tjera.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e shpalli pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga pandemia ka tejkaluar shifrën 3.52 milionë, me rreth 248 mijë të vdekur dhe mbi 1.13 milion të shëruar./AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme