Google ADS

Komisioni Evropian falënderon Erdoganin për solidaritetin kundër COVID-19

12:19 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, falënderoi të hënën Presidentin Recep Tayyip Ergoan për pjesëmarrjen dhe kontributin e tij në Aktivitetin Ndërkombëtar të Zotimit për Përgjigje Globale ndaj Koronavirusit, raporton arbresh.info.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Ursula von der Leyen falënderoi të gjithë liderët e vendeve dhe krerët e institucioneve për pjesëmarrjen e tyre në telekonferencën ndërkombëtare të Përgjigjes Globale kundër Koronavirusit, organizuar nga Komisioni Evropian me synimin për të mbledhur 7,5 miliardë euro (8 miliardë dollarë) për diagnostikimin, trajtimin dhe zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19.

Duke shpërndarë në “Twitter” fjalimin e Erdoganit në këtë aktivitet, Von der Leyen u shpreh me këto fjalë: “Faleminderit për përkrahjen!” /arbresh.info/

Të ngjashme