Google ADS

Putin dekoron me medalje Kim Jong-un

10:56 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Përderisa lajmet vdekjes së Kim Jong-un po vazhdojnë të bëjnë bujë të madhe nëpër rrjete sociale, Presidenti I Rusisë Vladimir Putin, e dekoroi atë me medalje në “75 vjetorin e Luftës së Atdheut të Madh”, transmeton arbresh.info.

Putin, lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, duke thënë se me 9 Maj festohet 75 vjetori i fitimit të betejës së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste gjatë luftës së dytë botërore.

Ndërkaq, nga llogaria e rrjeteve sociale të Ambasadës Ruse në Korenë e Veriut, u njoftua se medalja e marrë iu dorëzua Ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut Le Son Gvon nga Ambasadori Aleksandr Matsegora.

Bëhet e ditur se medalja iu ka dhënë Kim Jong-un, për shkak të respektit që ndjen Rusia ndaj ushtarëve që kanë vdekur në Korenë e Veriut gjatë kësaj beteje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme