Google ADS

Somali – Bie avioni me ndihma mjekësore, 6 të vdekur

10:08 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Somali të hënën si pasojë e rënies së një avioni që transportonte materiale ndihmash në kuadër të luftës me koronavirusin e ri (COVID-19).

Lajmin për rënien e avionit me ndihma mjekësore, i cili udhëtonte nga kryeqyteti Mogadisho për në Berdale, qytet në zonën administrative jugore të Bayit, e konfirmoi vetë ministri i Transportit të Somalisë, Mohammed Salad, përcjellë arbresh.info.

Ai bëri me dije se në bordin e avionit ndodheshin 6 persona, ndërkohë që aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë gjetur trupat e pajetë të 5 prej tyre deri më tani.

Pasi vuri në pah se në vendngjarje janë dërguar menjëherë ekipet policore dhe mjekoligjore, Salad theksoi gjithashtu se një hetim i gjithanshëm do të nisë pa humbur kohë.

Nga ana tjetër, lajmet e publikuara në mediat kombëtare pretenduan se avioni është rrëzuar nga organizata terroriste Al-Shabaab.

Grupi terrorist në fjalë, i cili mban nën pushtim shumë qyteza e fshatra në jug të Somalisë, organizon sulme të shpeshta që kanë në shënjestër forcat e sigurisë dhe civilët./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme