Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (188.068), Spanja (151.633), Gjermania (135.100), Italia (82.879), Irani (79.379), Kina (77.853) dhe Turqia (68.166)
Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.2 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton arbresh.info.
Sipas faqes së internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, thuhet se deri më tani betejën ndaj koronavirusit e kanë fituar 1.200.296 persona.
Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (188.068), Spanja (151.633), Gjermania (135.100), Italia (82.879), Irani (79.379), Kina (77.853) dhe Turqia (68.166).
Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 252.425 njerëz, ndërkohë janë shënuar 3.646.304 raste/arbresh.info/AA
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera