Hakohet Instagrami i S4MM, ky është postimi i shfaqur dhe reagimi i reperit

08:34 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Pas Feros edhe reperit S4MM i është hakuar Instagrami.

Javën e kaluar llogaria e Feros në Instagram ishte hakuar dhe ende nuk i është rikthyer, tani kuptojmë se pre e një sulmi të tillë është edhe S4MM.

Gjatë mesnatës hakerët kanë publikuar në llogarinë e tetovarit një postim ku shkruante “Hakeri ktu a me ja hanger ymrin edhe ktina a jo”.

Por S4MM duket se nuk ka vepruar me gjakftohtësi sikurse kolegu i tij, ai j’u ka dërguar një mesazh përmes Snapchat ku thoshte “Une Instgramin ko me kthy, po vete ti veten shpirtin a ki me kthy kur ko met nxon”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme