Google ADS

“Mbaje fort se do të ngelesh pa burrë”, Rudina Dembacaj i kthehet komentuesit dhe i jep përgjigjen epike

01:51 | 5 Maj 2020
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar, që kur bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo nuk heziton të publikojë foto apo video nga përditshmëria, ku shoqërohet dhe nga partneri i saj. Ndonëse në fillim u tregua e rezervuar duke bllokuar komentet në fotot ku shfaqej me të, tashmë i ka lënë të lirë të gjithë të thonë atë që mendojnë.

Pak orë më parë, aktorja publikoi një tjetër foto me ish-deputetin Frroku, ku mes komenteve pozitive nuk munguan as ato negativet. Një prej komentuesve i ka thënë ta mbajë mirë Markun, pasi mund të ngelet pa burrë.

“Fillimi gjithmonë është mirë, mbaje fort se do të ngelesh pa burrë”, i shkruan komentuesi. Ndërkohë, aktorja nuk ia ka lënë pa një përgjigje:

“Unë kam dhënë prova, që vetëm pa burrë nuk ngelem.” Kjo nuk është hera e parë, që Rudina i kthehet komentuesve, e për më tepër atyre që bëjnë komente pikante.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme