Autoritetet në Britani të Madhe janë duke biseduar me kompanitë e teknologjisë për të prodhuar “pasaportat e shëndetësisë”, të cilat përmes testimit të Covid-19 dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës, do të lejohen që popullata e këtij vendi të kthehet në vendet e punës në mënyrë të sigurtë.
Sipas “Guardian”, biometrikët e fytyrës mund të përdoren për të siguruar një çertifikatë dixhitale personale, të quajtur “pasaportë imuniteti”, në mënyrë që të zbutet ndikimi i distancës fizike në vendet e punës, transmeton portal arbresh.info
Distance fizike dhe mbajtja e maskave, do të vazhdojnë të mbeten masa parandaluese edhe pas heqjes së masave të vendosura për shkak të pandemisë.
Firma britanike Onfido, e cila është e specializuar për verifikimin e identitetit duke përdorur biometrikën e fytyrës, tashmë ka hedhur plane të hollësishme për qeverinë dhe është përfshirë në një seri bisedimesh për një zgjidhje në të gjithë vendin, dhe propozimet e saj mund të zbatohen brenda muajve.
“Guardian” shkruan se kompania mund të aplikojë në testimin e antitrupave për këtë qëllim, gjë që dëshmon nëse dikush tashmë ka bërë një skanim të virusit, ose testimin e antigjenit, i cili është një tregues i pranisë së tanishme të infeksioneve në trup.
Britania e Madhe ka një numër të madh viktimash nga Covid-19, ndërsa në muajin e kaluar nga sëmundja infektive është prekur edhe Kryeministri i vendit, Boris Johnson./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...