Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas posterit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë për masat anti-covid kur kërkohet të shmangen grumbullimet fetare.
PDIU thotë se mbështet shqetësimin e ngritur nga përfaqësuesit e fesë islame, ku thekson se ceremonitë fetare nuk mund të cilësohen si grumbullime dhe se ky është një mentalitet i papranueshëm.
“Drejtuesit e fesë në vend dhe besimtarët, sot kanë ngritur në media shqetësimin mbi mbylljen e objekteve të kultit dhe shembullin e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për distancimin social, ku cilësohen grumbullimet fetare si shembulli negativ në kohën e pandemisë.
Më së pari kujtojmë që ceremonitë fetare nuk mundët të cilësohen kurrsesi grumbullime fetare dhe ky është një mentalitet i papranueshëm dhe që tregon mungesën e respektit të insitucioneve qeveritare ndaj fesë.
Stereotipi negativ me të cilin këto institucione etiketojnë ceremonitë fetare, nuk mund të jetë kurrsesi i pranishëm në jetën dhe këndvështrimin tonë për botën dhe fenë. Më së fundi, institucionet shtetërore duhet të kujdesen për përditshmërinë e jetës në vend dhe nuk duhet kurrsesi të ndërhyjnë në vendimarrjen e përfaqësuesve të fees, pasi kjo sjell në memorje një kohë të errët e të kaluar prej kohësh në Shqipëri dhe ky mentalitet nuk duhet të kthehet më kurrë në vendin tonë.
Në kohën që pjesa më e madhe e shteteve po hapin te gjitha segmentet e jetës normale në vend përfshi stadiumet, plazhet, restorantet e shkollat, e vetmja gjë që duhet të bëjë shteti shqiptar është të përcaktojë rregullat dhe respektimin e distancimit social dhe të lejojë sa më shpejt kthimin gradual të normalitetit në vend”, deklaron PDIU.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen