Reagon Vjosa Osmani në Twitter në gjuhen angleze për vdekjen e 26 vjeçarit

21:22 | 4 Maj 2020
Arbresh.info

Pasdites së diele, një 26 vjeçar bëri vetëvrasje në konviktin e studentëve ku tani është duke u përdorur për karanitmini e personave të kthyer në Kosovë nga jashtë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, për këtë kishte reaguar në Twitter, në gjuhen angleze. Por, që nuk u vërejt shumë nga mediat, raporton Arbresh.info.

Ndryshe, Osmani, me rastin e vdekjes tragjike të 26-vjeçarit Agon Musliu nga Gjilani, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit, i cili në rrethana ende të panjohura kërceu të dielen nga kati i pestë i Qendrës së Studentëve në Prishtinë, shkruan Abresh.info.

Telegrami i plotë i Osmanit:

“E dashur familje Musliu,

Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e ka  pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila I ka prekur zemra e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.

Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim  ҫdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë ҫfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.

Dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit”, thuhet në telegram.

Këto janë disa nga reagimet

Presidenti kërkon zbardhjen e vdekjes së 26 vjeçarit në konvikt

Haradinaj bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën Studentore

Mustafa ngushëllon familjen Musliu për vdekjen e 26 vjeçarit, kërkon zbardhjen e rastit

Hoti për vdekjen e 26-vjeçarit: Nuk përligj gabimet e mundshme, neglizhencën e jo profesionalizmin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme