Andre Onana drejt largimit, Chelsea hap ‘thesin’

21:07 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Chelsea është i gatshëm të paguajë çfarë do vlerë që kërkon Ajax për shërbimet e portierit, Andre Onana.

Kamerunasi përmes një postimi ka konfirmuar se do largohet, ndërsa trajneri Erik ten Hag, ka thënë se duhet paguar çmimi i duhur, transmeton portali arbresh.info.

Chelsea nuk është i kënaqur me përformancat e Kepa Arrizabalaga-s, i cili ka humbur besimin e Frank Lampard, ky i fundit ka kërkuar që portieri të shitet gjatë verës.

Thuhet se Chelsea do e shesë spanjollin për 55 milionë euro dhe me këto para do provojë ta sjellë Onana-n në “Stamford Bridge”.

Chelsea ka arritur marrëveshje gjithashtu me Hakim Ziyech dhe shpreson të shfrytëzojë miqësinë e dy lojtarëve për ta bindur kamerunasin të zgjedh Londrën para skuadrës së vjetër, Barcelona./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme