Udhëheqësit botërorë u zotuan gjatë një konference virtuale se do të ndajnë miliarda dollarë për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit.
Konferenca u zhvillua të hënën dhe nikoqir i saj ishte Bashkimi Evropian.
Synim i deklaruar ishte mbledhja e së paku 8.2 miliardë dollarëve për të ndihmuar zhvillimin e vaksinës dhe të mjeteve të tjera kundër koronavirusit.
Por, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se objektivi nuk është shumë e madhe për të luftuar virusin ngjitës.
“Për të arritur secilin, kudo, do të na duhen ndoshta edhe pesë herë më shumë se ajo shumë”, tha Guterres.
Gjatë dy orëve konferencë, Komisioni Evropian tha se janë bërë zotime për rreth 5.9 miliardë dollarë.
Komisioni Evropian premtoi 1.1 miliard dollarë, ngjashëm si edhe Norvegjia.
Brenda BE-së, premtimet përfshijnë 573 milionë dollarë nga Gjermania, 545 milionë dollarë nga Franca dhe 153 milionë dollarë nga Italia.
Kanadaja, në anën tjetër, premtoi një kontribut prej 850 milionë dollarësh, Arabia Saudite 500 milionë dollarë dhe Britania 482 milionë dollarë.
Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia nuk morën pjesë në konferencë.
Numri global i të infektuarve me koronavirus ka kaluar tashmë 3.5 milionë, ndërsa i viktimave është mbi 248,000.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të prekurve e kanë pesë vende evropiane: Spanja, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...