Franca njoftoi se numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 25.201, me 306 viktima në 24 orët e fundit, transmeton arbresh.info.
Ndërsa duke filluar nga java e ardhshme Franca do të fillojë lehtësimin e masave izoluese në të gjithë vendin.
Autoritetet do të vendosin në punë teknologjinë për të siguruar që qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social dhe të higjienës.
Kamerat e sigurisë të vendosura në semaforë dhe kryqëzime e në pjesë të ndryshme të qytetit do të monitorojnë nëse qytetarët do të përdorin maska mbrojtëse apo dhe të respektojnë distancën mes njëri tjetrit.
Kompania franceze do të jetë në bashkëpunim me policinë e qyteteve të ndryshme ku do të përcillen dhe informacionet për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat.
Qyteti i Cannes do të testojë softëaret e kamerave të bizneseve të ndryshme si dhe kamerat e vendosura nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.
Nuk është bërë ende me dije se si do të operohet në pjesën tjetër të vendit.
Kompania franceze Datakalab shprehet se ky projekt dhe ky sistem survejimi nuk është në kundërshtim me ligjet europiane të privatësisë së qytetarëve.
“Asnjë imazh i regjistruar nuk do të bëhet publik ndaj dhe të dhënat personale mbeten të paprekura” – njofton kompania Datakalab.
Shumë pajisje teknologjike janë vendosur në punë në të gjithë botën që të parandalohet përhapja e mëtejshme e koronavirusit.
Kujtojmë që në Kinë është vendosur në punë aplikacioni që dikton nëse je i një pacient i mundshëm i infektuar me COVID-19.
Ajo gjeneron një kod të cilin çdo përdorues e ka në telefonin e tij. Me anë të saj ai qarkullon në rrugë. Ajo gjithashtu dikton vendet ku je i lejuar që të futesh ose jo.
Ndërsa në Rusi, një sistem kamerash të vendosura në qytet dikton nëse një qytetar po respekton rregullat e distancimit social.
Nëse një qytetar ndodhet 1.5 metra larg një personi tjetër, të dy ata inkuadrohen me një katror me ngjyrë jeshile.
Nëse dy persona janë shumë afër njëri-tjetrit, ata inkuadrohen me një katror me ngjyrë të kuqe./arbresh.info
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë