Një medikament i ri i zhvilluar nga shkencëtarët në Britaninë e madhe për të trajtuar pacientët me Covid-19 po përdoret në Spitalin Universitar të Southemptonit.
Zhvilluar nga ndërmarrja bio-teknologjike në Britani, Synairgen, ajo përdor një proteinë të quajtur interferon beta, shkruan BBC.
Rezultatet fillestare nga kjo provë priten në fund të qershorit.
Aktualisht ka disa trajtime efektive për koronavirusin me mjekët që mbështeten në sistemin imunitar të pacientëve.
Medikamenti është një formulim i veçantë i interferonit beta i dhënë direkt në rrugët e frymëmarrjes kur virusi është aty, me shpresën se një dozë e drejtpërdrejtë e proteinave do të shkaktojë një reagim më të fortë anti-viral edhe te pacientët që kanë një sistem imunitar të dobët.
Interferoni beta zakonisht përdoret në trajtimin e sklerozës së shumëfishtë.
Synairgen tashmë ka treguar që përgatitja e saj mund të stimulojë reagimin imunitar në mushkëri të pacientëve me astmë dhe gjendje të tjera kronike të mushkërive.
Nëse ky medikament mund të funksionojë apo jo për pacientët Covid-19 , mund të mësohet vetëm pasi të ketë kaluar një provë rigoroze klinike.
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...