Google ADS

BE ndihma për Shqipërinë, Amabsadori Soreca: Të kemi kujdes me relaksimin e masave 

17:43 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Bashkimi Evropian i ka dhuruar ndihma ministrisë së Shëndetësisë për personelin shëndetësor, në kudër të përballimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Amabsadori i BE, Luigi Soreca teksa i dorëzoi ndihmat ministres së Shëndetësisë, bëri apel që të tregohet më shumë kujdes me zbatimin e rregullave tani që masat po lehtësohen.

Luigi Soreca: Me lejoni të them që kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të jemi të disiplinuar në të ardhmen.  Përkundrazi të mos harrojmë që virusi nuk është zhdukur, virusi këtu është ende, që do të thotë që me relaksinimi e masave të gjithë duhet të bëjmë kujdes, të gjithë duhet të vazhdojmë të tregojmë sa më shumë disiplinë që të jetë e mundur edhe në të ardhmen.

Luigi Soreca dhe Përfaqësuesi i Përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams, thanë se ndihma e BE do të fuqizojë akoma më tej stafet mjekësore në luftë kundër COVID19.

Luigi Soreca: “Këtu prapa nesh keni mundësinë të shihni një pjesë të atyre gjërave që janë sjellë tashmë në Shqipëri, ndërkohë që në maune janë më shumë se 400 kuti të tjera si pjesë e të gjithë kësaj pune dhe donacioni që po bëjmë, pjesë e 4 milion eurove që janë dhënë donacion nga Bashkimi Europian. Ne vazhdojmë ti qëndrojmë pranë Shqipërisë, jemi tashmë më afër se kurrë, dhe së bashku jemi më të forte. Prandaj kjo është edhe tema që ne kemi zgjedhur për javën e Europës, e cila fillon sot”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian për Shqipërinë.

për personelin shëndetësor: “Bashkimi Europian tregoi edhe një herë vlerat e solidaritetit që janë në zemër të tij. Mbështetja që na vjen nga Bashkimi Europian, nëpërmjet fazës së parë të lëvrimit të grandit prej 4 milio euro, nëpërmjet kësaj dërgese të pare, fuqizon akoma më shumë stafet tona mjekësore në luftë dhe në përballje me COVID19, nëpërmjet materialeve të mbrojtjes personale, siç janë syzet, helmetat, maskat, të cilat janë shumë të rëndësishme, për të patur një personel shëndetësor të mbrojtur”.

Lehtësimi i masave, Manastirliu: Më e rëndësishme se kurrë të rrisim vigjilencën

Ministrja e Shëndetësisë tha se duhet rritur vigjilenca pavarësisht se jemi në një moment ku ka filluar një lehtësim i masave shtrënguese

Ogerta Manastirliu:  “Jemi me të vërtetë sot në një moment ku kemi filluar të mendojmë për hapje të kujdesshme dhe shumë të ngadaltë të masave shtrënguese. Tani është më e rëndësishme se kurrë për të rritur vigjilencën, për të rritur masat mbrojtëse të mjeteve personale për gjithë personelin tonë shëndetësor”.

Në dërgesën e parë të mbështetjes së BE-së kanë mbërritur 110 mijë palë doreza, më shumë se 2 mijë maska dhe më shumë se 1 mijë litra dezinfektatë për duart. Në javët në vijim do të mbërrijnë edhe kite testimi, respiratorë si edhe 5 autoambulanca./OraNews/

 

 

Të ngjashme