26-vjeçari Agon Musliu ka gjetur vdekjen duke u hedhur nga kati i katërt i karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi ishte kthyer nga Gjermania.
Nga vetë ai por edhe nga prindi i tij u ishte bërë kërkesë institucioneve për mosmbajtje në karantinë, pasi djali kishte probleme shëndetësore, por kjo nuk ishte marrë parasysh.
Babai i Agonit, Naimi në një intervistë për arbresh.info, tha se kishte edhe dokumente se djali i tij nuk ishte mirë me shëndet, dhe të njëjtat ua kishte paraqitur edhe instituconeve. Ai tha se Agoni kishte problem me veshkë, e edhe stres.
Se Agoni kishte probleme shëndetësore u dëshmua edhe me një dokument, që Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk është i tyre, por i Ambasadës së Kosovës në Gjermani. Por në fund të fundit, Ambasada e Kosovës në Gjermani e kujt është është dhe a do të duhej që Ministria e Shëndetësisë të bashkëpunonte me ambasadat nga vijnë të kthyerit që karantinohen në Kosovë.
Agonit iu refuzua lirimi nga karantina në Qendrën e Studentëve, dhe ai kur e pa se nga aty s’po mund të dilte i gjallë siç vetë insistoi, zgjodhi të dalë i vdekur.
Por, njëjtë Ministria e Shëndetësisë nuk kishte vepruar me shumë persona të tjerë që ishin kthyer nga jashtë shtetit.
Kjo është intervista e plotë e babait të Agronit, tashmë i ndjerë.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/184530822656736
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...