Sulmuesi Neymar, ka refuzuar kontratën e re që i është ofruar nga PSG, vetëm për tu rikthyer te Barcelona.
Braziliani që momentalisht është lojtari i tretë më i paguar në botë, ka pranuar t’i përgjysmohet pagesa te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Neymar refuzoi super kontratën, në të cilën do fitonte 100 mijë euro në javë dhe do pranojë kushtet e Barcelonës, të cilët do i ofrojnë 26 milionë euro për sezon.
Kapiteni i Brazilit dëshiron të ribashkohet edhe një herë me dyshen Lionel Messi dhe Luis Suarez, që të luajnë nën urdhrat e Quique Setien.
Nga ana tjetër, Barcelona ka konfirmuar se shkaku i pandemisë së koronavirusit nuk mund të paguajë 150 milionë euro, andaj do mundohet të bëjë shkëmbim mes lojtarëve./arbresh.info
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën