Në mesin e të arrestuarve është edhe kreu i i Konfederatës së Sindikatave Progresive të Turqisë
Të paktën 42 persona u arrestuan sot në Stamboll dhe Ankara në përpjekjen për të zhvilluar marshime me rastin e Ditës së 1 Majit në mes masave parandaluese të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton arbresh.info.
Midis të arrestuarve ishte dhe Arzu Cerkezoglu, kreu i Konfederatës së Sindikatave Progresive (DISK).
Rreth 15 persona u arrestuan kur një grup u mblodh para Zyrës qendrore të DISK-së në qarkun Besiktas të Stambollit dhe u përpoq të marshonte drejt sheshit Taksim, megjithë paralajmërimet e policisë.
Gjithashtu, 11 persona u arrestuan në qarkun Kadikoy të Stambollit në anën anatoliane në përpjekje për të mbajtur tubim.
12 persona të tjerë u arrestuan në qarkun Sisli të Stambollit ndërsa tentonin të marshonin drejt sheshit Taksim.
Departamenti i Policisë së Stambollit deklaroi se gjithsej 44.756 personel janë në detyrë si pjesë e masave për të parandaluar tubimet në mes të orës policore.
Shtatë persona u arrestuan në kryeqytetin Ankara.
Turqia ka vendosur një shtetrrethim 3-ditorë në 31 provinca përfshirë Stambollin dhe Ankaranë duke filluar të enjten pas mesnate për të penguar përhapjen e COVID-19, i cili ka marrë 3.174 jetë në vend.
Dita e 1 Majit, për herë të parë u shfaq si një ngjarje për të përkujtuar punën e punëtorëve në të gjithë botën, më 1 maj 1886, kur një grup punëtorësh në SHBA mbajtën një grevë masive 8-orëshe brenda një dite të punës.
Festimet e para zyrtare të Ditës së 1 Majit në Turqi u mbajtën në vitin 1923.
Në vitin 1977, demonstratat e Ditës së punëtorit në sheshin Taksim të Stambollit lanë 34 persona të vdekur dhe 136 të plagosur në ngjarjen që u bë e njohur si 1 Maji i Përgjakshëm./AA/arbresh.info/
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...