Rreziku nuk ka kaluar, IKSHP: Të respektohen masat mbrojtëse, fluksi i qytetarëve i rrezikshëm

14:18 | 4 Maj 2020
V. S.

Instituti Kombëtar i Shëndetit  Publike në Kosovë është shprehur i shqetësuar më fluksin e madh të qytetarëve sot.

Përmes një njoftimi në facebook, ky Institut ka kërkuar që të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave.

Njoftimi i plotë:

Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!

Të nderuar qytetarë!

Sot vërehet fluks i shtuar i qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandime të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme