Plotë katër vite më parë, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë një vizite te varrezat e dëshmorëve kishte deklaruar se si komunë do të investojnë më shumë në rregullim të infrastrukturës së varrezave të dëshmorëve.
Sipas Ahmetit projekt i radhës do të ishin varrezat në Viti të Marecit.
E pas kaq vitesh duket se ky projekt do të filloj, shkruan arbresh.info.
Tashmë komuna ka hapur tenderin për rregullim të këtyre varrezave e që vlera parashikuar e kontratës është afër 400 mijë euro. Saktësisht për kontratën me titull ‘Rregullimi i varrezave të dëshmorëve në Viti të Marecit – Prishtinë’, vlera që është planifikuar të shpenzohet është 370.000,00 euro.
Kohëzgjatja e kontratës është 4 muaj apo 120 ditë.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik janë bërë të ditura edhe kushtet e pjesëmarrjes. Ndërsa tek kapaciteti teknik dhe profesional thuhet se operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme, pune (ndërtim i ulët), në vlerë minimale prej 500.000,00 euro në tri vitet e fundit duke filluar nga data e publikimit të njoftimit për kontratë.
OE duhet gjithashtu të ofroj dëshmi për stafin profesional dhe atë si vijon, një Inxhinier i diplomuar ndërtimtarisë (menaxher i projektit) – drejtimi konstruktiv me më së paku pesë vite përvoje pune në menaxhimin të projekteve të ndërtimit të ulët, dy inxhinier të diplomuar apo bachelor të ndërtimtarisë drejtimi konstruktiv me më së paku dy vite përvojë pune pas diplomimit, një Inxhinier i diplomuar apo bachelor i gjeodezisë me më së paku tre vite përvojë pas diplomimit, një Inxhinier i diplomuar i elektroteknikes – drejtimi energjetikë me më së paku tre vite përvojë pune pas diplomimit.
OE duhet të ofroj dëshmi për minimum 30 punëtorë në stafin e tij, prej tyre minimum 5 latues të certifikuar dhe minimum 5 armirues të certifikuar.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret e dhënies së kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 26.05.2020 ,ndërsa ofertat dorëzohen në mënyrë elektronike, përmes platformës se E-Prokurimit.
Po atë ditë në orën 14:00 do të bëhet edhe hapja e tenderëve në komunën e Prishtinës./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç