Për të mbajtur nën kontroll Covid-19, njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me masa kufizuese për dy ose më shumë vjet, thotë epidemiologu zviceran, Matthias Eger.
Kreu i Shtabit të Krizave në Zvicër për luftën ndaj koronavirusit, tha për am Zontag se shpreson që procesi i vaksinimit të fillojë brenda një viti, por paralajmëroi se ka akoma shumë pengesa, transmeton portal arbresh.info
“Virusi është i panjohur, por eshte e mundur që zbulojmë diçka që mund të komplikojë dhe ngadalësojë zhvillimin e vaksinave efektive dhe të sigurta”, shtoi Eger.
Ai ka paralajmëruar se njerëzit duhet të mbajnë maska, të respektojnë masat higjenike dhe të mbajnë distancën, në mënyrë që të kontrollojnë përhapjen e virusit.
Në prag të hapjes së shkollave në Zvicër, më 11 maj, Profesor Eger, ka paralajmëruar prindërit që të mos shqetësohen, sepse nuk ka asnjë rast të dokumentuar mbi infektimin e fëmijëve nga të rriturit, dhe se pothujase nuk ka pasur raste të infeksionit midis fëmijëve.
“Janë mbi 3 milionë raste të Covid-19 në botë. Të dhënat tregojnë se fëmijët nuk luajnë rol të madh në përhapjen e virusit”, tha ai, megjithatë, kërkoi nga prindërit që të bëjnë kujdes./arbresh.info/
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë