Fshati që të mrekullon në Gramsh, “GRABOVA” – Fshatrat e Shqipërisë

22:40 | 3 Maj 2020
Arbresh Info

Rruga për në Grabovë, është një magji ndaj së cilës vështirë të gjesh të duhurat fjalë. Të njihesh me natyrën e kësaj zone, me një syshikim të gjerë të vjen dëshira e eksplorimit për t’i rënë kryq e tërthor pyjeve dhe ngjitur malet e larta, të cilat Perëndia nuk i ka kursyer për shqiptarët.

Udhëtimi nis drejt malit të Lenies i cili fsheh aty një liqen kurativ çudibërës. Gjatë Luftës së II- të botërore, thuhet se ushtarët hynin të plagosur dhe dilnin prej andej më vital se kurrë, duke iu kthyer ecja e shëruar kockat. Është pikërisht “LIQENI I ZI”, një burim i pasur me shumë minerale.

Më pas një tjetër liqen ai i “Dushkut” apo siç e quajnë banorët ” I zambakëve” në një nga zonat më të thella të Gramshit. Aty ku Ilnisa Agolli në “Fshatrat e Shqipërisë”, na udhëton kësaj here.

Drejt, GRABOVËS! Duke kaluar mes grykave, kodrave, fushave, shtigjeve e kurrizeve shkëmborë duke na bërë të kuptojmë dhe një herë magjinë e vendit tonë.

Në Grabovën e Sipërme, këtë fshat me vlera të çmuara dhe karakteristika në shekuj që është lënë në thellësi pa e kthyer kokën kush. Në fakt, është një çudi e madhe që ky fshat me histori e kaq bukuri natyrore, njihet kaq pak nga ne. Vllehët dhe ky vendbanim i hershëm e me traditë nuk duhet për humbur.

Grabovarët duhen njohur, njerëz me cilësi të rralla si kjo perlë natyrore në Gramsh. Për më shumë, shihni poshtë emisionin e plotë:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme