Leonardo Bonucci ka refuzuar dy ofertat e Manchester City-t

17:56 | 3 Maj 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Juventus, Leonardo Bonucci ka refuzuar dy oferta nga Manchester City në muajt e fundit.

Bonucci që një kohë kërkohet nga trajneri, Pep Guardiola, i cili e sheh si partneri i duhur për Aymeric Laporte, transmeton portali arbresh.info.

Por, sipas Goal dy ofertat e “Qytetarëve” janë refuzuar nga italiani.

Bonucci dëshiron të luaj vetëm për “Zonjën e Vjetër”, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2024.

Për Bonucci-n mbetet i interesuar edhe PSG./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme