Maqedoni e Veriut, 95 të shëruar në 24 orët e fundit, konfirmohen 5 raste me COVID-19

15:59 | 3 Maj 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 95 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i personave të shëruar rritet në 945.

Ministria e Shëndetësisë tha se dy persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 84 numrin e viktimave nga sëmundja.

Në 24 orët e fundit po ashtu janë konfirmuar 5 raste të reja të koronavirusit, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, në vend janë konfirmuar gjithsej 1.511 të diagnostikuar me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 249 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera shkon në 17.246.

Në kuadër të masave për luftimin e koronavirusit, vendi ka mbyllur institucionet arsimore, restoranet, kafenetë dhe baret, ndërkohë që zbaton kufizimin e lëvizjes së lirë, gjegjësisht orë policore, që për këtë fundjavë duke filluar nga e premtja zbatohet nga ora 14:00 deri në 05:00./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme