Një person ka vdekur si pasoj e infektimit më koronavirus në veri të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Shtabi për situata emergjente në veri të Mitrovicës ka njoftuar për vdekjen e këtij pacienti dhe tre të infektuarve të tjerë nga Leposaviqi në 24 orët e fundit, shkruan Radio Kontakt Plus.
Ndërkohë, raportohet edhe për pesë pacient të shëruar, 4 nga veri i Mitrovicës dhe një nga Zubin Potoku.
Deri më tani në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë me COVID 19 janë prekur 108 persona, nëntë kanë vdekur dhe 72 pacient janë shëruar.
Numri më i madhe i të infektuarve është në veri të Mitrovicës, ku janë regjistruar 42 pacient prej të cilëve 3 kanë vdekur dhe 30 janë shëruar. Në Zveçan janë 25, një i vdekur e 19 të shëruar, ndërsa në Zubin Potok 21 të prekur, një i vdekur dhe 15 të shëruar. Numri më i madh i të vdekurve është në Leposaviq. Atje vdiqën 4 persona nga 20 të infektuar dhe janë shëruar 8 pacientë.
“Qendra Studentore në Mitrovicën e Kosovës strehon 16 pacientë me një pamje të lehtë klinike, Qendrën Kliniko-Spitalore Mitrovica Mitrovica nëntë pacientë me një pamje klinike të moderuar, dhe dy pacientë në Qendrën Klinike Kragujevac” thuhet në njoftim.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...