Layvin Kurzawa po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i gjigantit francez Paris Saint Germain.
Duke marrë parasysh që kampionati francez është pezulluar, Kurzawa më nuk do të luaj me fanellën e PSG-së.
Mbrojtësit francez i skadon kontrata më 30 qershor dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj, duke dëshiruar një klub të ri.
Interi është rikthyer tek ky objektiv dhe tanimë kanë nisur bisedimet me agjentët e lojtarit.
Neroazzurët janë gati t’i ofrojnë kontratë katër vjeçare francezit me pagë vjetore prej katër milionë euro për ta bindur të transferohet në Giuzeppe Meazza.
Gjithsesi klubi italian nuk do ta ketë fare të lehtë ta bind Kurzawan, duke pasur parasysh që gara për të është shumë e madhe.
Napoli, Juventus, Barcelona, Chelsea dhe Arsenal janë skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për transferimin e Kurzawas.
27-vjeçari do të largohet nga Parisi pas pesë viteve qëndrim në Parc de Princes.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda