Dhimbja e kokës, që paraqitet me simptoma të ndryshme dhe që përsëritet, kërkon mbi të gjitha një ushqim të zgjedhur: konsumimi i ushqimit të gabuar mund ta nxisë atë, ndërkohë që një dietë e ekuilibruar ndihmon në reduktimin e fuqisë dhe shpeshtisë së simptomave.
Dihet se shpeshherë dhimbjet e kokës ndikohen nga faktorë psikikë (si stresi) dhe çekuilibrimet organike (vështirësitë në tretje, lodhja dhe sindroma premenstruale) që përfshijnë të gjithë organizmin.
Zbuloni dhimbjen tuaj të kokës dhe gjeni kurën
Kush vuan nga dhimbja e kokës e di që mund të jetë herë e lehtë dhe e herë e fortë, duke zgjatur sipas rrethanave në të cilat shfaqet. Për t’u kuruar mirë duhet njohur mirë, sepse vetëm kështu mund të vihen në shënjestër burimet vërtet të efektshme të dhimbjes së kokës, si për t’u parandaluar ashtu edhe atëherë kur duhet të ndërhyjmë për ta kuruar. Ja një klasifikim i thjeshtë, por i saktë. Zbuloni se cilit tip i përket dhimbja juaj e kokës dhe ndiqni këshillat.
Dhimbje e fortë
Dhimbja e fortë e kokës shfaqet papritur. Mund të shkaktohet nga kolla, sforcimi, ngrënia e ushqimeve të ftohta, pijeve alkoolike, apo lëngjet e frutave.
Si ta njohim? Dhimbja është e shpeshtë dhe ke ndjesinë sikur është vërtet e fortë.
Dhimbje tkurrëse
Kjo lloj dhimbje koke, që njeh shkaqe të ndryshme, ndikon seriozisht te personi dhe ka dhimbje të forta, të përqendruara te tëmthat, te njëri sy ose në të gjithë kokën, që ndryshojnë në intensitet, kohëzgjatje dhe frekuencë.
Si mund ta njohim? Zakonisht dhimbja shkaktohet nga një tension i fortë dhe i vazhdueshëm muskulor, nga një irritim nervor ose nëse disa momente tipike të muajit (është rasti i dhimbjes së kokës premenstruale), apo javës (zakonisht në fundjavë).
Sekretet ushqimore për të kuruar çdo lloj dhimbje koke pa përdorur barna
Marrëdhënia mes ushqimit dhe dhimbjes së kokës është shqyrtuar nga disa studime ndërkombëtare. Shpesh është arritur në përfundime të tilla si për shembull, që këshillohet kafeja si ilaç për dhimbjen e kokës, duke qenë se ka efekt të shpejtë për shkak të veprimit vazokostruktor, por asnjëherë nuk merret parasysh fakti që njerëzit janë të ndryshëm. Në fakt vlefshmëria e një recete bazohet pikërisht duke marrë në shqyrtim çdo rast: kështu e njëjta kafeinë nga e cila mund të përfitojë një pacient, mund të jetë e dëmshme për një pacient tjetër.
Si ta identifikoni tipin tuaj
Për personat që vuajnë nga dhimbja e kokës është e rëndësishme të kuptojnë se kujt lloji i përket shqetësimi i tyre. Kështu, duke krahasuar karakteristikat e rastit personal me ato të rreshtuara më lart, mund të gjeni kategorinë ku bëni pjesë. Ndërkohë për të shmangur dhimbjen e fortë të kokës, filloni të hani komposto kumbulle dhe pjeshke menjëherë sapo të ndjeni shenjat e para. Nëse pas ngrënies së tyre dhimbja nuk ndryshon ose përmirësohet atëherë është e tipit të fortë; nëse përkeqësohet është tkurrëse, ose e lidhur me mëlçinë.
Rregullat bazë
Pas përcaktimit të llojit të dhimbjes së kokës, duhet të përshtatni dietën me shqetësimin, duke eliminuar ushqimet që shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomatologjinë. Arsyetohet duke ndjekur këtë kriter: kush vuan nga dhimbjet tkurrëse të kokës nuk duhet të konsumojë ushqime që ndikojnë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe anasjelltas, ata që kanë dhimbje të forta koke nuk u këshillohen ato ushqime që shkaktojnë vazodilatacion.
Ushqimet që duhen shmangur kur dhimbja e kokës është tkurrëse…
Në të tilla raste është mirë të shmanget kripa, vezët, proshutë, mishi, pula, peshku dhe disa nënprodukte të qumështit (djathërat e kripur, kosi dhe rikota).
Kur është e fortë
Shmangni kryesisht sheqerin, lëngjet e frutave, disa perime (domatet, marulet dhe patatet). Por më kryesorja, qëndroni larg kafesë dhe alkoolit, që shkaktojnë një zgjerim të enëve të gjakut.
Për të gjitha llojet e dhimbjeve të kokës dieta është pastruese
Për të gjithë, “pastrimi” i mëlçisë është shumë i rëndësishëm. Qëllimi mund të arrihet lehtë duke konsumuar më shumë perime dhe supa (duke shmangur zarzavatet që nuk këshillohen), drithërat (oriz, bukë dhe makarona, më mirë nëse janë integrale) dhe proteina bimore (bishtajoret dhe nënproduktet e sojës).
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit