Qeveria edhe pas të hënës do të vazhdojë të ndalojë veprimtari që s’janë ushtruar kurrë në Kosovë, e që nuk kanë shanse të ushtrohen.
Për disa nga këto veprimtari, ka shkruar Betim Gjoshi i PDK-së, transmeton lajmi.net.
Ato përfshinë:
Prerja e monedhave,
Peshkimi detar,
Akuakultura detare,
Nxjerrja e naftës së papërpunuar,
Nxjerrja e gazit natyror,
Transporti detar dhe bregdetar i pasagjerëve,
Transporti detar dhe bregdetar i mallrave,
Postimi i plotë:
QESHARAKE – QEVERIA VAZHDON T’I NDALOJË VEPRIMTARITË QË S’U USHTRUAN KURRË NË KOSOVË (Lista)
>> Një veprimtari tjetër që nuk do të lejohet as pas të hënës janë edhe SHFAQJET ARTISTIKE. Natyrisht se në këtë kohë Kosova nuk ka nevojë për shfaqja artistike të asnjë lloji, madje as komedi në këtë kohë të zymtë. Na mjaftojnë Albin K. dhe Xhelal Sveçla me rrëfimet e tyre komike për veturat me xhama të zi e rrëfime të ngjashme që vetëm mendja e tyre arrin t’i krijojë.
***
Kushdo që ka planifikuar që nga 4 maji të dalë me anijen e tij për të PESHKUAR NË DETI, duhet të presë deri në një vendim të ri të dikastereve të qeverisë sonë.
As NAFTËN dhe as GAZIN NATYROR nuk do të mund ta nxjerrim prej 4 majit, siç nuk do të lejohet as PRERRJA E MONEDHAVE pas kësaj date.
Këto janë disa nga veprimtaritë që do të vazhdojnë të ndalohen në RKS edhe pas të hënës. Nuk ka rëndësi që këto veprimtari s’kanë qenë kurrë aktive në vendin tonë. Ato nuk do të lejohen, janë apo s’janë.
Prerja e monedhave,
Peshkimi detar,
Akuakultura detare,
Nxjerrja e naftës së papërpunuar,
Nxjerrja e gazit natyror,
Transporti detar dhe bregdetar i pasagjerëve
Transporti detar dhe bregdetar i mallrave.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...