Studimi gjerman: Edhe fëmijët mund ta përhapin koronavirusin

23:47 | 2 Maj 2020
Trina Galanxhi

Shkencëtarët në Gjermani kanë arritur në përfundim se fëmijët që janë të infektuar nga Covid-19 mund të jenë po aq infektues sa edhe të rriturit.

Ky konkludim erdhi pasi është kërkua kujdesnë mbarë Europën, e cila po planifikon hapjen e shkollave, transmeton portal arbresh.info

Studiuesit që analizuan të dhënat për njerëzit e infektuar zbuluan se ngarkesat virale te fëmijët ndryshonin pak nga ato tek të rriturit.

Hapja e shkollave me supozimin se fëmijët ka pak gjasa të përhapin koronavirusin, është këshillë e keqe, tha Christian Drosten, një virolog dhe eksperti kryesor koronavirus i Gjermanisë, i cili drejtoi ekipin e studimit.

“Në situatën aktuale ne jemi kundër rihapjes së pakufizuar të shkollave dhe kopshteve”, shtoi ai.

Studimi i Drosten, i cili u lëshua këtë javë, ekzaminoi ngarkesat virale në fyt të 3.721 njerëzve, duke përfshirë më shumë se 100 fëmijë, të cilët testuan pozitivisht për koronavirus në Berlin midis janarit dhe prillit.

Dorsten tha se ai besonte se fëmijët kishin të ngjarë të përhapnin virusin si të rriturit, veçanërisht duke pasur parasysh sjelljet e tyre shoqërore, duke përfshirë paaftësinë për të praktikuar distancën fizike dhe rritjen e lëvizshmërisë.

Gjermania është duke planifikuar që të ripahë shkollat gjatë javës së ardhshme. Klasat do të ndahen në dy dhe grupet do të alternojnë ndërmjet mësimeve në shkollë dhe në shtëpi.

Masat higjienike do të përfshijnë regjime të rrepta të larjes së duarve dhe dezinfektimeve, distancimin fizik dhe demarkacionin e terreneve të lojërave në zona për të siguruar që nxënësit të mos përzihen më shumë seç duhet.

Lëndët si muzika dhe edukata fizike janë hequr nga planprogrami, pasi konsiderohen me rrezik.

Në Gjermani shumica e fëmijëve mbi moshën gjashtë vjeç janë të detyruar të vendosin maska. Ekspertët kanë rekomanduar që dyert e klasave të qëndrojnë të hapura, në mënyrë që dorezat të preken sa më pak të jetë e mundur./arbresh.info/

Të ngjashme